Bota

Grabitet Banka Kombëtare në Greqi, dy persona të veshur si mjekë futen brenda me kallashnikov, kërcënojnë punonjësit dhe

10 Gusht 2021, 10:40 Nga DOSJA
Grabitet Banka Kombëtare në Greqi, dy persona të veshur si

GREQI– Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në filialin e Bankës Kombëtare në lagjen të kryeqytetit grek.

Sipas mediave greke, dy burra të veshur me uniforma mjekësore të cilët mbanin një kallashnikov dhe revole sulmuan degën e bankës dhe nën kërcënimin e armës kërkuan para nga arkëtarët.

Punonjësi i bankës, i tmerruar nën kërcënimin e armës, u dha atyre një shumë parash e cila ende nuk bëhet e ditur. Dy autorët më pas u larguan në drejtim të panjohur.

Forca të mëdha policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë perimetrin e sigurisë si dhe kanë angazhuar forcat speciale në kërkim të autorëve.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitet banka ne greqi grabitet banka ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 10 Gusht 2021, 10:32

E mitura plagos me pushkë gruan në Kosovë

KOSOVË– Një vajzë e mitur ka qëlluar me pushkë një grua. Ngjarja ka ndodhur në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Sipas mediave të Kosovës, e mitura ka qëllu...