EMRAT/ Dhunë në familje, të dehur në timon dhe kultivim kanabisi, arrestohet katër persona në Fier
10 Gusht 2021, 13:10Nga DOSJA
FIER- Myzafer Murati është arrestuar ditën e sotme në Fier për kultivim dhe prodhim shitje të narkotikëve. Gjithashtu është ndaluar edhe Besmir Asllani në kërkim për dhunë në familje ndërsa nëMallakastër u arrestua për dhunë në familje Adriatik Shanaj.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Fier/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Tentoi të kultivonte fidanë narkotikë, vihet në pranga një shtetas. Gjatë kontrollit të banesës, 43-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 43 vjeç, banues në Baltëz, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike dhe fidanë kanabis. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Forca e Posacme “Shqiponja” u bë kapja e shtetasit B. A., 34 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnjë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e 34-vjeçarit pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 42 vjeç, banues në Ngreçan, Mallakastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., 39 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, shtetasin G. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 3 persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar pënalisht na policia Tiranë për vepra penale të ndryshme.Burimet e policisë bëjnë me dij...
Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktur një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, d...
FUSHË KRUJË– Djegia e gomave të përdorura ka bërë që fenomeni i tymit helmues që pushtoi Fierin për një javë rreth, të përsëritet këtë herë në Fushë K...
DURRËS– Një peshkaqen është kapur nga anija e peshkimit ”Kodra” në brigjet e Adriatikut në Durrës. Peshkaqeni ka përmasat 500 kg dhe 5 metra i gjatë....
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar se situata me zjarret në Kukës është përmirësuar me ndërhyrjen e forcave të Kosovës. Në një dek...
Emergjenca e krijuar për shkak të zjarreve, por edhe situata e përgjithshme e sigurisë rrugore dhe e rendit publik kanë pezulluar përkohësisht lejet vjetore të ...
TIRANË– 15 persona janë vënë në pranga, 16 janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se u kanë vëmë flakën hektarëve m...