Skema mashtrimi, dhunë dhe aksidente, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë
10 Gusht 2021, 13:04Nga DOSJA
TIRANË– 3 persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë proceduar pënalisht na policia Tiranë për vepra penale të ndryshme.
Burimet e policisë bëjnë me dije se është bërë ekzekutimi i urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.
Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe mbesës së tij dhe i qytetarit N.P 30 vjeçi cili ka aksidentuar një këmbësorë 60-vjeçare
“Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit Ekonomik dhe Financiar bënë ekzekutimin e urdherit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim Gëzim Culaj, 31 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 3 vjet burg, për vepren penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe mbesës së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 30 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen P. S., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit D. P., 26 vjeç dhe L. P., 30 vjeç(vëllezër) sepse në rrugën “Llambi Bonata” Kombinat, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. S., 54 vjeç, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banesë. Më datë 09.08.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, sepse në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka goditur me një mjet prerës duke e dëmtuar lehtë shtetasin E. Gj. Punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.’
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktur një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës. Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, d...
FUSHË KRUJË– Djegia e gomave të përdorura ka bërë që fenomeni i tymit helmues që pushtoi Fierin për një javë rreth, të përsëritet këtë herë në Fushë K...
DURRËS– Një peshkaqen është kapur nga anija e peshkimit ”Kodra” në brigjet e Adriatikut në Durrës. Peshkaqeni ka përmasat 500 kg dhe 5 metra i gjatë....
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar se situata me zjarret në Kukës është përmirësuar me ndërhyrjen e forcave të Kosovës. Në një dek...
Emergjenca e krijuar për shkak të zjarreve, por edhe situata e përgjithshme e sigurisë rrugore dhe e rendit publik kanë pezulluar përkohësisht lejet vjetore të ...
TIRANË– 15 persona janë vënë në pranga, 16 janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se u kanë vëmë flakën hektarëve m...