Vendi 17 ditë mes flakëve! Shfaqet më në fund Rama, “abronzato” dhe me tuta sporti, në relaks total
9 Gusht 2021, 18:35Nga DOSJA
TIRANË– Shqipëria ka 17 ditë mes flakëve, duke luftuar për të mbajtur të paprekura “pasuritë” e vendit. Në asnjë ditë, kreu i qeverisë nuk ka dalë në terren për të parë nga afër çfarë po ndodh, duke u zhdukur nga qarkullimi. Herë pas herë ka bërë ndonjë reagim në rrjetet e tij sociale dhe është mjaftuar me kaq.
Por më në fund është zbuluar se ku ndodhet. Mesa duket nga fotot që ka postuar vetë ai, Rama po shijon pushimet e verës para shtatorit që do të nisë ‘furishëm’ edhe jeta politike. Krah kampioneve të Kosovës në xhudo, vihet re se të gjithë ndodhen në një vend me pisha, ndoshta në vilën e pushimit.
Ndërkohë që homologët e tij janë në terren duke ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet, Rama shfaqet i nxirë nga dielli dhe tepër i relaksuar. Jo shumë larg nga ne, në Greqi, sot Kyriakos Mitsotakis, i cili është çdo ditë në terren, doli e kërkoi falje duke premtuar edhe dëmshpërblim për qytetarët e prekur nga zjarret. Ndoshta dhe Rama do ta bëjë por kur të vijë shtator. Për momentin po shijon pushimet.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Aktualisht, sipas t...
Politike 9 Gusht 2021, 09:46
KORÇË– Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për 51 anëtarë...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga një serë e improvizuar në malet e Krujës. Brenda saj dallohen qartë se janë mbjellë bimë...
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë më në fund në terren për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve në zonën që ai drejton. I veshur...
BEOGRAD– Mediat serbe kanë bërë një analizë të marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Një shkrim i titullua...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video nga eksodi i 30-viteve më parë, kur mijëra shqiptarë mbërritën me anijen “Vlora” në ...
VLORË-Ministri Niko Peleshi për ‘Fax News’ nga qyteti i Vlorës ka dhënë një paraqitje të situatës që ndodhet vendi për shkak të zjarreve. Ai ka deklaruar s...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë në Vlorë ku shumë shqiptarë u larguan me anije në Itali. Në një postim në Facebook, Met...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka bërë të ditur se SHBA, ka dërguar ekspertë amerikanë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shu...