‘Në Selenicë kemi pasur situatë shumë serioze’/ Peleshi: Pati një riaktivizim të vatrës, nuk dua të merrem për mome
8 Gusht 2021, 10:22Nga DOSJA
VLORË-Ministri Niko Peleshi për ‘Fax News’ nga qyteti i Vlorës ka dhënë një paraqitje të situatës që ndodhet vendi për shkak të zjarreve. Ai ka deklaruar se në Dukat ka pasur një riaktivizim zjarri, por ai shtoi se për momentin do që ta lërë mënjanë pjesën e kriminelëve që ndezin zjarre qëllimisht. Peleshi deklaroi se rrezik nuk ka për momentin për Llogaranë, por duhen eliminuar totalisht vatrat.
Më tej, Peleshi tha se po vazhdojnë fluturimet me helikopter, duke theksuar se nuk është aq e thjeshtë sa mendojnë disa bashki të cilat e lënë situatën të agravojë dhe më pas i kërkojnë qeverisë të dërgojë helikopterë.
“Nuk eshtë e vetmja vatër që ndodh këtu, pra nga një vatër e vogël shpërthen përsëri. Po e lë për momentin këtë pjesën e keqbërsve, ose kriminelëve, ta themi trocc. Ka pasur një riaktivizim. Ju falenderoj ju dhe televizionin tuaj që keni qenë në aksionin për shuarjen e flakëve në fshatin Dyukat. Rreth orës 3-4 të mëngjesit është bërë e mundur të largohet rreziku i zjarrit nga banesat. Ju e shihni me sy të lirë dy vatrat. Po vazhdojnë fluturimet me helikopter. Këtu është një vatër e vogël dhe kemi çuar shumë trupa për ta eliminuar plotësisht.shkurret marrin shpejt. Në rast se kapërcejnë i afron Llogarasë. Në majë kemi vatra aktive. Nuk jemi afër Llogarasë por duhet luftuar rreziku. Duam bashkëpunim me qytetarët. Ka bashki që bien shkurt, presin që t’i dalë tymi në qiell dhe na thonë na dërgoni helikopterin. Por deri te helikopteri duhet të përdoren forcat njerëzore njëherë. Në Selenicë kemi pasur situatë shumë serioze. Kemi nevojë për të vepruar akoma më shpejt për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre krimeve”, tha Peleshi.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë në Vlorë ku shumë shqiptarë u larguan me anije në Itali. Në një postim në Facebook, Met...
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka bërë të ditur se SHBA, ka dërguar ekspertë amerikanë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e NASA-s që tregon përhapjen e zjarreve në katër kontinentet. Teksa Shqipëria është në ...
TIRANË– Shqipëria ka shkelur një nga kushtet e Marrëveshjes së Parisit duke mos dërguar planet e përcaktuara në shkallë kombëtare (NDC) për emetimet në Sek...
TIRANË– Ish-kandidati për postin e kryetarit të partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli me anë të një analize të postuar në rrjetet sociale ka ndarë mendimin...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes ka bërë me dije se mbi 1 mijë maturantë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, në këto di...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave në dy javët e fundit për shkak të zjarreve që kanë kapluar Shqipërinë ...
TIRANË– Zëvendës ambasadori i SHBA-ve, Demian Smith u ka përcjellë një mesazh të gjithë kandidatëve pëe hetues të BKH-së në prag të nisjes së punës. ...
TIRANË– Gazetari Bledian Koka ka pyetur publikisht kryebashkiakun Erion Veliaj, nëse ky i fundit e ka bërë vaksinën anti-Covid, dhe nëse po, të cilës...
TIRANË– Partia Demokratike u është përgjigjur komenteve të drejtorit të Kadastrës, Artan Lamen në lidhje me audio-përgjimin e publikuar vetëm pesë ditë par...