Kush do e drejtojë seancën e parë të shtatorit? Luljeta Bozo është më e madhja në moshë, ‘garon’ me Berishën dhe S
TIRANË– Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga deputetët e zgjedhur Luljeta Bozo pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1943), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944).
Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Për informacion, kryeministri Rama i përket ditëlindjes 1964 ndërsa kryetari i PD Basha ditëlindjes 1974.
Në praktikat e studimeve parlamentare gjithnjë mosha personale lidhet me moshën politike dhe me kontributin e secilit politikan gjatë karrierës së tij. Parë në këtë prizëm, ekspertët e ISP vlerësojnë se shumica e veteranëve të parlamentit të ri janë prurje të fillimeve të, – disa kanë mbajtur poste të larta politike edhe më 1990-1991 deri në kryetarë partish, disa drejtues të partive në rrethet e tyre, ndërkohë që dy prej prurjeve kanë përvojë minimale politike.
Referuar kontributit profesional, me siguri secila parti ka vlerësime të larta për deputetët e saj, përfshirë militantët mbështetës, por në një lexim neutral e profesional të bilancit të tranzicionit, pothuajse të gjithë emrat e tabelës kanë të përbashkët “meritën” se nuk kanë arritur të lënë gjurmë pozitive në historinë e tranzicionit, nuk kanë iniciuar ligje të rëndësishme apo procese reformash serioze, si dhe nuk kanë demonstruar maturi, transparencë dhe llogaridhënie politike gjatë viteve apo dekadave në karrierë.
Një pjesë e tyre ishin krijues e drejtues të sistemit të politik, për pasojë, edhe përfituesit kryesor të privilegjeve të tij, një pjesë vijon të mbijetojë për shkak të besnikërisë /shërbimeve ndaj liderit politik, kurse një pjesë tjetër shpreh deformimet aksidentale të përfaqësimit gjatë tranzicionit, për shkak të CV të tyre problematike në qeverisjen lokale, qendrore apo në partitë e tyre politike.
Shkruar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Zjarret në vend, Niko Peleshi shkon në Voskopojë: I mësuam teknikat për shuarjen e zjarrit, presim të ikë tymi, pastaj do
KORÇË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka mbërritur në Voskopojë ku edhe ka bërë një analizë të situatës së zjarreve në vend. Në një pronon...
E kanë mbuluar me plasmas! Berisha nxjerr pamjet nga mali i Krujës, “ferma” e kanabisit lulëzon për çdo ditë
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga një serë e improvizuar në malet e Krujës. Brenda saj dallohen qartë se janë mbjellë bimë...
Çudit Safet Gjici! Shkon pranë vatrave të zjarri, mesi i gushtit por ka veshur xhup, ka një mesazh për qytetarët: Flakët
KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dalë më në fund në terren për të ndjekur nga afër situatën e zjarreve në zonën që ai drejton. I veshur...
Kush është ALPHA i shqiptarëve? Mediat serbe analizojnë “përplasjen” Kurti-Rama, nga politika tek nacionalizimi
BEOGRAD– Mediat serbe kanë bërë një analizë të marrëdhënies mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij nga Kosova, Albin Kurti. Një shkrim i titullua...
Eksodi i vitit 1991, Basha: 30 vite më vonë vijon prej diktaturës së korrupsionit, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kri
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video nga eksodi i 30-viteve më parë, kur mijëra shqiptarë mbërritën me anijen “Vlora” në ...
‘Në Selenicë kemi pasur situatë shumë serioze’/ Peleshi: Pati një riaktivizim të vatrës, nuk dua të merrem për mome
VLORË-Ministri Niko Peleshi për ‘Fax News’ nga qyteti i Vlorës ka dhënë një paraqitje të situatës që ndodhet vendi për shkak të zjarreve. Ai ka deklaruar s...
Eksodi i vitit 1991, Meta kujton largimin e shqiptarëve drejt Italisë: Shpopullimi është drama më e madhe që po i bëhet v
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë në Vlorë ku shumë shqiptarë u larguan me anije në Itali. Në një postim në Facebook, Met...
‘Të trishtuar’/ Yuri Kim për zjarret në vend: Ekspertët amerikanë mbërritën këtë fundjavë për të mbështetur ush
TIRANË– Ambasadorja Yuri Kim ka bërë të ditur se SHBA, ka dërguar ekspertë amerikanë për të mbështetur përpjekjet e Forcave të Armatosura Shqiptare në shu...
Shqipëria e ‘pushtuar’ nga flakët, Rama ndan bilancin e zjarreve në botë: Kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Am
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e NASA-s që tregon përhapjen e zjarreve në katër kontinentet. Teksa Shqipëria është në ...