Politike

Eksodi i vitit 1991, Meta kujton largimin e shqiptarëve drejt Italisë: Shpopullimi është drama më e madhe që po i bëhet v

8 Gusht 2021, 08:21 Nga DOSJA
Eksodi i vitit 1991, Meta kujton largimin e shqiptarëve drejt Italisë:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar eksodin e 30 viteve më parë në Vlorë ku shumë shqiptarë u larguan me anije në Itali. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në 8 gusht të vitit 1991 shqiptarët u larguan në drejt Italisë dhe i treguan botës mjerimin që e popllit tonë. Meta gjithashtu shkruan se edhe pas 30 vitesh shpopullimi dhe largimi i qytetarëve është drama më e madhe që po i ndodh vendit.

Postimi i plotë:  

Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit. Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30 vite nga eksodi i shqiptarëve ilir meta 30 vite nga eksodi i shqiptarëve ilir meta

Sondazh

Poll