Politike

Zjarret në vend, Niko Peleshi shkon në Voskopojë: I mësuam teknikat për shuarjen e zjarrit, presim të ikë tymi, pastaj do

8 Gusht 2021, 18:26 Nga DOSJA
Zjarret në vend, Niko Peleshi shkon në Voskopojë: I mësuam

KORÇË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka mbërritur në Voskopojë ku edhe ka bërë një analizë të situatës së zjarreve në vend. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se për të ndërhyrë në Voskopojë po pritet që të kalojë tymi, i cili bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve. Ndërsa shton se është i bindur se flakët janë të shkaktuara nga dora e njeriut. 

“Ka një zgjidhje në letër. Sapo të bjerë tymi do të zbatohet në praktikë. Nëse do dështonim këtu, fatalitet. Kemi patur situatë të vështirë në Llogara, mbi Dukat është menaxhuar një vatër të vështirë. Natën është rrezikuar fshati. Vazhdon beteja! Kemi 60 FA në malin e Karaburunin, aty ku fillon parku i Llogarasë. Do të bëjmë disa ndërhyrje për të shmangur parkun. Besoj se do të jetë një natë e sigurtë. Dy vatrat në Kukës janë problematike. Vatra në Fier është shqetësuese. Mbi tunelin e Kalimashit është situatë e vështirë. Ka edhe vatra të vogla, po nuk po iu lodh më,”-tha ministri ndër të tjera. 

FJALA E PLOTË:

Kam mbërritur në Voskopojë, Bashkia e Korçës, patëm një shpërthim zjarri, nuk nxitoj kur them që është e qëllimshme. Është e rrezikshme sepse ka bimësi të lartë dhe zjarri ka shpërthyer në zemër të tij. Ka rrethana pozitive se ka një përrua. Kemi bërë një konsultë për të shuar zjarrin. Kemi forca të mjaftueshme për të pritur momentin e ndërhyrjes, tymi është i dendur se nuk lejojnë forcat të futen me teknikat që tani i mësuam kundër zjarrit. Ka një zgjidhje në letër. Sapo të bjerë tymi do të zbatohet në praktikë. Nëse do dështonim këtu, fatalitet. Kemi patur situatë të vështirë në Llogara, mbi Dukat është menaxhuar një vatër të vështirë. Natën është rrezikuar fshati. Vazhdon beteja! Kemi 60 FA në malin e Karaburunin, aty ku fillon parku i Llogarasë. Do të bëjmë disa ndërhyrje për të shmangur parkun. Besoj se do të jetë një natë e sigurtë. Dy vatrat në Kukës janë problematike. Vatra në Fier është shqetësuese. Mbi tunelin e Kalimashit është situatë e vështirë. Ka edhe vatra të vogla, po nuk po iu lodh më. Kemi ndihmë nga ajri? Kemi ndihmë nga BE, kemi dy helikopterë. Njëri është në territor, tjetri është back-up në Rinas. Ai ka punuar në Dukat, Llogara. Ka ardhur edhe një helikopter çek që ka punuar në veri. Ka patur fluturime me helikopterin edhe këtu në Voskopojë, nuk bën transport uji, por njerëz dhe ushqime. Disa dhjetra bijë nënash e kalojnë natën mes zjarrit. Vigjilojnë që të shmangin më të keqen. Duam të mos kemi një bilanc më të keq. Duam të shpëtojmë banesat dhe pasurinë natyrore. Parku i Llogarasë është mushkëri e Shqipërisë. Kemi punuar që të mos shqetësohen turistët aty. Turistët nuk kanë kuptuar gjë. Nuk ka asnjë shkencë që shpjegon se si ndizet zjarri në 6 vende të ndryshme. Për më tepër këtu që është më freskët se zonat e tjera. Këtu është mal. Është freskët, nuk mund të vijë nga natyra. Ka patur arrestime sot. Deri më tani, kanë kalur 10 arrestime. Kam dhënë mesazhe edhe për komunitetin për të na mbështetur me informacion. Kam dhënë edhe informacione sa e pamundur është që të shkretosh një pyll për ta kthyer në truall. Nuk ndërton dot o keqbërës, o kriminel! Do të merremi shumë fort pas kësaj.

LAJMI KRYESOR: 10 vatra zjarri në ditën e 16-të/ Situatë kritike në Jug e Veri, zjarri vë para pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri! Ndërhyrje nga ajri në Dukat, Karaburun e në Majën e Rrunës në Kukës, rrezikohet akoma Llogaraja

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi zjarre ne shqiperi niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll