Politike

9 Gusht 2021, 09:46 Nga DOSJA

KORÇË– Drejtuesit e strukturave të degëve të Partisë Demokratike në Korçë kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre. Bëhet fjalë për 51 anëtarë të cilët dhanë dorëheqje pas largimit të kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë.

Ata janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.

LETRA e plotë e 51 drejtuesve të strukturave të degëve

Të nderuar demokratë dhe demokrate! Ne si, Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas, solidarizohemi me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë dhe kemi vendosur të japim dorëheqjen nga funksionet tona drejtuese.

Gjykojmë që, lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij, ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale. Me veprimet e tij mendojmë se z. Basha ka hedhur poshtë të gjithë mundin dhe sakrificat tona në opozitën më të vështirë në historinë e Partisë Demokratike.

Të ndodhur në këto kushte 51 Drejtues Seksionesh dhe Lidhjes Demokratike të Gruas e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese.

Nga ky moment, ne mbetemi vetëm anëtarë të Partisë Demokratike Korçë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike partia demokratike shperbehet pd e korces partia demokratike shperbehet pd e korces

Sondazh

Poll