Bota

Ish-presidenti Obama feston ditëlindjen, dalin pamjet duke festuar pa maskë. Debati përfshin rrjetin pasi e akuzojnë për sh

9 Gusht 2021, 17:50 Nga DOSJA
Ish-presidenti Obama feston ditëlindjen, dalin pamjet duke festuar pa

SHBA – Platforma e medias sociale Twitter është  mbushur sot me hashtag të tipit “#Obamapamaskë”, “#Obama”, “VariantiObama”. Pra, për çfarë po bëhet gjithë kjo zhurmë?

Disa fotografi dhe video kanë dalë në internet ku duket Barack Obama duke kërcyer shkujdesur në pistën e vallëzimit. Në video, ish -presidenti dhe mysafirët e tij u panë pa maskë. Për shkak të këtij fakti, këto video kanë ndezur një debat të jashtëzakonshëm në mediat sociale.

Diskutimi shumë shpejt ka marrë një nuancë politike, me Twitterin që u trondit me fotot, duke kritikuar  Obamën për shkeljen e rregullave.

Por si qëndron e vërteta? Në fakt Obama nuk po shkel asnjë rregull, siç theksuan me saktësi disa përdorues të Twitter.

Sipas udhëzimeve të CDC dhe rregullave të Martha’s Vineyard, individëve plotësisht të vaksinuar u kërkohet të mbajnë maska ​​në vende të brendshme, në transport privat dhe publik, etj. Meqënëse festa e Obamës mbahet në një ambient të jashtëm, atëherë mbajtja e maskava nuk është e detyrueshme.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll