Bota

Greqia hap ‘thesin’ për zjarret, Mitsotakis: 500 milion € për Atikën dhe Evian. Kërkoj falje për dobësitë!

9 Gusht 2021, 17:40 Nga DOSJA
Greqia hap ‘thesin’ për zjarret, Mitsotakis: 500 milion €

ATHINË- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se qeveria e tij do të akordojë një paketë ndihme financiare me vlerë prej 500 milionë eurosh për të prekurit nga zjarret në Atikë dhe Evia. Ai njoftoi një program të veçantë rindërtimi për ishullin e Evias, duke kërkuar edhe falje për dobësitë në drejtimin e shtetit. Megjithatë ai pranoi se të gjitha dështimet do të analizohen dhe do të mbajnë përgjegjësitë. 

FJALIMI I PLOTË: 

Ditët e fundit kanë qenë një nga më të vështirat për vendin tonë. Ne po përballemi me një fatkeqësi natyrore me përmasa të pashembullta: brenda pak ditësh, 586 zjarre shpërthyen në të gjitha skajet e Greqisë. Tani janë shumë të vështira për t’u shuar. Shtrirja e katastrofës, veçanërisht në Evia dhe Atikë, errëson zemrat e të gjithëve. Dhe së pari kërkoj falje për çdo dobësi që ekzistonte. Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të djegura. Çdo dështim do të identifikohet. Është e qartë se kriza klimatike tani po troket në derën e të gjithë planetit. Kjo nuk është justifikim dhe as alibi. Ne do të detyrohemi të shtrëngojmë dhëmbët dhe të ecim përpara.  Me ndihmën e natyrës, pyjet tona do të mund të rilindin dhe jeta dhe ekonomia të kthehen në normalitet. Personalisht, do të vazhdoj të bëj atë që kam zgjedhur që në fillim: të flas gjuhën e së vërtetës, të marr përgjegjësitë e mia, të zmbraps ndarjet dhe të bashkoj grekët. Dhe të punojmë shumë për atdheun që meritojmë.

Greqia tani ndodhet në ditën e 12 të zjarreve në vend, deri më tani janë regjistruar dy viktima, si dhe mijëra të evakuuar e të pastrehë. Në ndihmë të autoriteteve vendase mbërritën trupa dhe mjete nga Franca, Spanja, Ukraina, Qiproja, Kroacia, Suedia, Izraeli, Polonia, Rumania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara. 

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kyriakos mitsotakis zjarre ne greqi kyriakos mitsotakis zjarre ne greqi

Sondazh

Poll