Bota

E gjuan me armë për ta vrarë/ Babai nga Rahoveci lihet në paraburgim, i kërkoi të birit të largohet nga shtëpia

9 Gusht 2021, 15:01 Nga DOSJA
E gjuan me armë për ta vrarë/ Babai nga Rahoveci lihet në

KOSOVË -Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, me dashje ka tentuar ta vrasë djalin e tij, të cilit i ka kërkuar të largohet nga shtëpia

Rasti ka ndodhur më 6 gusht në Rahovec, ka bërë të ditur Prokuroria e Gjakovës. L.G. dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë”, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Prokuroria bën të ditur se Gjykata kompetente ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Njoftimi i plotë:

“Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 06 gusht 2021, në Komunën e Rahovecit, pikërisht në afërsi të shtëpisë së tyre të përbashkët, ku i pandehuri L.G., nën ndikimin  e alkoolit , me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta djalin e tij, të dëmtuarin A.G. I njëjti, së pari kërkon që djali i tij të largohet nga shtëpia, e më pastaj e nxjerr armën nga brezi, duke shtënë dy herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë sepse i dëmtuari largohet me shpejtësi. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, e cila është aprovuar nga Gjykata kompetente”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora babai tenyon te vrase te birin ne kosove babai tenyon te vrase te birin ne kosove

Sondazh

Poll