Lukashenko mohon lidhjet me vdekjen e disidentit në Ukrainë: Për mua ka qenë askushi!
9 Gusht 2021, 16:47Nga DOSJA
Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksandër Lukashenko, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly Shishov, i cili është gjetur i varur në Ukrainë javën e kaluar.
“Kush ka qenë ai për mua dhe Bjellorusinë? Për ne, ai ka qenë thjesht askush”, u ka thënë Lukashenko gazetarëve, transmeton BBC.
Shishov ka qenë duke organizuar ndihmë për bjellorusët që kanë ikur në Ukrainë nga Lukashenko, i cili ka shtypur protestat e nxitura nga zgjedhjet e manipuluara një vit më parë.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke zgjeruar masat ndaj Bjellorusisë, duke e goditur me sanksione ekonomike. Lukashenko dhe ndihmësit e tij veçse janë nën sanksionet e Perëndimit. Marshet kundër Lukashenkos kanë nisur një vit më parë.
Disa javë të protestave kanë qenë sfida më e madhe për udhëheqësinë 27-vjeçare të Lukashenkos si president.
Vitin e kaluar, policia ka ndaluar mijëra protestues teksa ka tentuar të shuajë protestat me topa uji dhe gaz lotsjellës. Opozita ka thënë që më shumë se 600 të burgosur politikë janë ende nëpër burgje.
Marrë nga REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KOSOVË-Të dielën, më 8 gusht, janë bërë katër muaj prej kur biznesmeni Bedri Rexhepi nga Prishtina është zhdukur. Familjarët e tij nuk kanë asnjë informaci...
Zyrtarët kryesorë amerikanë të shëndetësisë ngritën sërisht shqetësimin të dielën lidhur me përhapjen në rritje të variantit Delta të koronavirusit në të gjithë...
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyr...
GREQI– Fotoja që po shikoni po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet një i ri nga Gouves të Greqisë, që ka shpëtuar një qen-ujk, pasi pronari i këtij të f...
KOSOVË -Gjykata ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj L.G., i cili dyshohet se nën ndikimin e a...
VATIKAN– Nuk mbërriti kurrë në selinë e shenjtë por i ka alarmuar të gjithë. Një zarf me tre fishekë ishte nisur për Papa Françeskun. Pakoja e nisur u ko...