Bota

Pronari e kishte lënë të lidhur qëllimisht që të digjej, fotoja e të riut me qenin që shpëtoi bëhet virale: Sa të pas

9 Gusht 2021, 15:56 Nga DOSJA
Pronari e kishte lënë të lidhur qëllimisht që të

GREQI– Fotoja që po shikoni po bën xhiron e rrjeteve sociale. Aty tregohet një i ri nga Gouves të Greqisë, që ka shpëtuar një qen-ujk, pasi pronari i këtij të fundit e kishte lënë të lidhur në shtëpinë që po digjej.

I riu e mori katërputroshin në krahë duke i shpëtuar jetën dhe duke e larguar nga zjarri.

Në një postim në rrjetet sociale, vetë djali shkruan se pronari e kishte lidhur qëllimisht qenin e tij në atë banesë, në mënyrë që të digjej.

“Me rastin e këtij qeni dhe sjelljes pasuese famëkeqe-frikacake të disa fshatarëve kuptova edhe një herë se sa të pashpirt janë shumica e njerëzve të cilët kanë dhe menaxhojnë gjithçka që natyra na ka dhënë bujarisht!!”- shkruan ai krah fotos.

Postimi i të riut tashmë ka mbi 8,900 pëlqime, 1,400 komente dhe 1,800 shpërndarje.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni i riu shpeton qenin ne greqi i riu shpeton qenin ne greqi

Sondazh

Poll