Bota

123 ditë nga zhdukja e Bedri Rexhepit, familja nuk ka asnjë inforacion: Prokuroria po qëndron e heshtur

9 Gusht 2021, 16:19 Nga DOSJA
123 ditë nga zhdukja e Bedri Rexhepit, familja nuk ka asnjë

KOSOVË-Të dielën, më 8 gusht, janë bërë katër muaj prej kur biznesmeni Bedri Rexhepi nga Prishtina është zhdukur. Familjarët e tij nuk kanë asnjë informacion në lidhje me të, madje, nuk e dinë nëse ai është gjallë apo jo.

Prokuroria vazhdon të hesht rreth këtij rasti. Ndërsa në paraburgim po qëndron Jeton Vllasaliu, si i dyshuari kryesor për rrëmbimin e Bedriut. Kanë kaluar 123 ditë që kur familjarët e Bedri Rexhepit po kërkojnë vendndodhjen e tij poe skanë marrë asnjë përgjigjë nga autoritetet. 

Familja Rexhepi po kritikon institucionet e drejtësisë për ‘zvarritjen’ zbardhjes së rrethanave të rastit të zhdukjes së Bedriut. Vedat Rexhepi, ka deklaruar për Express se përveç faktit që Prokuroria ka një të dyshuar i cili gjendet në paraburgim, nuk ka asnjë informacion tjetër për zhdukjen e vëllait të tij.

“Përveç faktit që Prokuroria për zhdukjen e Bedriut e ka në paraburgim të dyshuarin Jeton Vllasaliu dhe provat që disponon janë bindëse për implikimin e tij, ne si familje akoma nuk kemi asnjë pergjigje se ku gjendet ose çka ka ndodh me fatin e Bedriut”, ka deklaruar Vedati.

Bedri Rexhepi kishte dalë nga shtëpia e tij pasditen e 8 prillit për të mos u kthyer më. Institucionet përgjegjëse deri më sot kanë pasur rezultate konkrete në zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 38-vjeçarit. Njohësit e sigurisë vlerësuan se rasti i tij po neglizhohet nga organet e sigurisë. Lidhur me zhdukjen e Bedri Rexhepi tashmë është arrestuar, Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vedat rexhepi vedat rexhepi

Sondazh

Poll