Bota

I përdhunoi të motrën, 26-vjeçari hyn në burg dhe vret autorin: Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time

9 Gusht 2021, 14:21 Nga DOSJA
I përdhunoi të motrën, 26-vjeçari hyn në burg dhe

SHBA– Një 26-vjeçar i burgosur në Uashington ka vrarë hokun e qelisë së tij, i cili kishte përdhunuar të motren disa kohë më parë. 

Sipas New York Post viktima 70-vjeçare Robert Munger, ishte i dënuar me 43 vite burg, për përdhunimin e fëmijëve dhe pornografi. Ndërsa 26-vjeçari Shane Goldsby ishte i dënuar pasi kishte vjedhur një makinë policie dhe kishte plagosur policin teksa ai po e ndiqte. Ai kishte informcione të sakta për atë çfarë i moshuari i kishte bërë motrë së tij të mitur dhe priti momentin që ta godiste për vdekje.

Goldsby e goditi disa herë të moshuarin në kokë në kohën që kishin dalë për ajrim, gjë e cila i shkaktoi vdekjen 3 ditë më vonë në spital.

“Kisha kaq shumë gjëra që po ndodhnin në kokën time. Isha i bindur në atë pikë, sepse Munger donte të më jepte detaje për atë që ndodhi, atë që bëri”- deklaroi pas vrasjes 26-vjeçari.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota robert munger shane goldsby robert munger shane goldsby

Sondazh

Poll