Bota

Provokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova është shtet i pavarur

9 Gusht 2021, 13:40 Nga DOSJA
Provokon politikani serb: S’jam tradhtar, për mua Kosova

BEOGRAD– Kreu i Lidhjes së SocialDemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak ka “shokuar” me deklaratën e tij për Kosovën. Në një intervistë për “Happy Tv“, Çanak tha se Kosova ishte e pavarur, dhe se të gjithë serbët tjerë mund të binden për këtë gjë nëse ata shkojnë në Gjakovë.

“Nëse shkoni në Gjakovë, atëherë shihni se ata kanë policinë e tyre, gjyqësorin e tyre, një sistem policor që funksionon,“-tha Çanak. Ndërsa shtoi se edhe pse mendon se Kosova është e pavarur, nuk e konsideron veten tradhtar.

“Nëse do të kishte një referendum në kohën e Galileos – do të rezultonte se 99% e personave mendonin se Toka ishte e sheshtë, por kjo nuk do të thotë që kjo është e vërtetë,”– tha Çanak.

(k.m/dosja,al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nenad canak pavaresia e kosoves nenad canak pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll