Aktualitet

Do ekstradohet drejt Kanadasë, arrestohet një person në Kukës, i riu nga Kosova është dënuar për vrasje

9 Gusht 2021, 13:08 Nga DOSJA
Do ekstradohet drejt Kanadasë, arrestohet një person në

KUKËS– Artin Korça, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë është vënë në pranga në Kukës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Sipas njoftimit të policisë mësohet se Kurti është kapur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë.

Gjykata e Edmonton, Alberta në Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Njoftimi i policisë Morinë, Kukës

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A. K, 21 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet artin korca artin korca kosove arrestohet artin korca artin korca kosove

Sondazh

Poll