Aktualitet

‘Sa do, do 100, 200, 500 kg hashash?’/ Zbardhen përgjimet e bandës, pazaret që bënte kreu i grupit: Armë kemi plot, mun

9 Gusht 2021, 11:32 Nga DOSJA
‘Sa do, do 100, 200, 500 kg hashash?’/ Zbardhen përgjimet e

TIRANË– Përgjimet e personave që tentuan të trafikonin një sasi droge drejt Fushë-Krujës janë bërë publike. ‘BalkanWeb’ raporton se një nga personat e arrestuar, Korab Cala thuhet se është dhe drejtuesi i grupit, ka kryer aktivitet kriminal kryesisht në gjetjen, grumbullimin dhe me pas shitjen e armëve dhe lëndës narkotike me qëllim përfitimi.

Cala dispononte armë të ndryshme si pistoleta me mulli dhe automatik model 56.

Në dosjen në fjalë, përmes përgjimeve, Cala shprehet se kërkon që të shesë një armë zjarri të llojit pistoletë me mulli në vlerën e 1200 eurove, një armë zjarri automatike në vlerën e 800 eurove dhe 1 kg hashash në vlerën e 1600 eurove.

“Sa do, do 100, 200, 500 kg hashash. Po edhe armë kemi plot, mund të siguroj 10 pistoleta Glok dhe 10 kallash por pasi të kemi mbaruar punë me hashashin”, thuhet në një prej bisedave të zbardhura në dosjen hetimore.

Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala si dhe Alfred Sefa u lanë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Durrësit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet anton gjini gerald stema gernard lala klejvis metalla korab cala anton gjini gerald stema gernard lala klejvis metalla korab cala

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 10:43

FUSHË KRUJË- Krenar Buçi, vëllai i Besmir Buçit, të cilit i dogjën mjetin e llojit “Renault”, ka deklaruar se ata si familje nuk kanë pr...