Aktualitet

Plas sherri mes të miturve në Tiranë/ 14-vjeçari nxjerr biçakun, qëllon bashkëmoshatarin e tij

9 Gusht 2021, 11:50 Nga DOSJA
Plas sherri mes të miturve në Tiranë/ 14-vjeçari nxjerr

TIRANË– Një 14-vjeçar ka qëlluar bashkëmoshatarin e tij me biçak. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘Demokracia’. Pas konfliktit me të riun, ai nxori mjetin prerës që mbante me vete dhe qëlloi ndaj të bashkëmoshatarit.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 14-vjeçari është proceduar penalisht.

NJOFTIMI I POLICISE:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u procedua penalisht shtetasi i mitur me iniciale A. C., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia“, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sherr në tiranë sherr në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 10:43

FUSHË KRUJË- Krenar Buçi, vëllai i Besmir Buçit, të cilit i dogjën mjetin e llojit “Renault”, ka deklaruar se ata si familje nuk kanë pr...