Aktualitet

Lidhën çarçafët dhe i bënë gërshet, ky është litari që përdorën Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri për tu arratisur ng

9 Gusht 2021, 11:36 Nga DOSJA
Lidhën çarçafët dhe i bënë gërshet, ky

TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon litarin që përdorën dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri Plani për tu arratisur nga burgu “313”. Çarçafët me ngjyra të ndryshme, të bardhë, blu dhe kafe, janë lidhur në formë gërsheti duke krijuar kështu një litar që do t’i ndihmonte të rinjtë të dilnin nga qelitë e burgut. 

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit, një ditë më parë. Një tjetër i burgosur, ende i paidentifikuar preu damarët duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Ky moment është shfrytëzuar nga Çekaj dhe Pjetri, të cilët kanë qenë në ambientet e ajrosjes dhe janë hedhur duke përdorur litarin e rijuar nga vetë ata. Por gjithçka dështoi kur zbritën në katin e parë dhe u pikasën nga një prej gardianëve. Tashmë janë izoluar për 90 ditë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313 arber cekaj fatmir pjetri tentativa per arratisje tek 313

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Gusht 2021, 10:43

FUSHË KRUJË- Krenar Buçi, vëllai i Besmir Buçit, të cilit i dogjën mjetin e llojit “Renault”, ka deklaruar se ata si familje nuk kanë pr...