TIRANË– Një shtëpi ka marrë flakë në zonën e Laprakës në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, si pasojë e një shkëndije elektrike.
Brenda në banesë ka qenë edhe pronari i shtëpisë, me inicialet P.K., i cili ka marrë dëme në njërën dorë si pasojë e flakëve. Flakët janë shuar pasi zjarrfikësja ka shkuar në shtëpinë në fjalë, ndërsa i lënduari ka marrë mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë: Në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në katin e parë të banesës së shtetasit P. K., i cili si pasojë e flakëve ka marrë dëmtim të lehta në dorë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KUKËS– Në Kukës vijon operacioni për shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat po rrezikojnë lagjen Leproj në fshatin Shemri të Njësisë Administrative Malzi. ...
TIRANË– Një lokal në zonën e njohur si “21 dhjetori” në Tiranë është grabitur. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në datën 8 gusht.Sipas njoftimit të pol...
TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon litarin që përdorën dy të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri Plani për tu arratisur nga burgu “313”. Ç...
TIRANË– Përgjimet e personave që tentuan të trafikonin një sasi droge drejt Fushë-Krujës janë bërë publike. ‘BalkanWeb’ raporton se një nga personat e arre...
TIRANË-Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e shkallës së parë për Jaeld Çelën. Në këtë formë është refuzuar kërkesa e tij për të pasur një masë më t...
DIBËR– Një person me inicalet H.L., është gjobitur me 1 milion lekë të reja pasi ka mbajtur biznesin e tij hapur edhe pas orarit të lejuar për shkak ...