Sport

VIDEO/ Skandal!!! Atleti bën veprimin e turpshëm, i heq ujin rivalëve për të fituar

8 Gusht 2021, 17:04 Nga DOSJA
VIDEO/ Skandal!!! Atleti bën veprimin e turpshëm, i heq ujin

JAPONI-Maratonisti francez Morhad Amdouni u bë protagonist i një gjesti që shkaktoi shumë polemika në ditën e fundit të Olimpiadës në Tokio. Atleti, duke iu afruar stendës që shpërndante shishe me ujë në kilometrin e 28 -të të garës, i hodhi të gjitha shishet në tokë për kolegët e garës, duke marrë të fundit në rresht, të vetmin që kishte mbetur në këmbë.

Një gjest që ka ndezur zemërimin e shumë njerëzve në rrjetet sociale.Maratona ishte një garë shumë e vështirë dhe e luftuar, gjë që detyroi shumë atletë të tërhiqeshin për shkak të nxehtësisë së madhe.

 

Morhad Amdouni (France) deliberately knocks over all the water for his fellow contesters in the marathon. Abdi Nageeye (Holland) was directly behind him and didn’t get a bottle. Nageeye won silver. Amdouni finished 17th. Karma is a bitch. #Olympics pic.twitter.com/R9YP64T7OI

— Peter Valstar (@pvalstar) August 8, 2021

Në fillim u mendua se gjesti i Amdouni ishte një gjest pa qëllim të keq, por duke parë me kujdes pamjet e francezit ka pak justifikime dhe duket se, me pëllëmbën e dorës të hapur, ai qëllimisht hedh shishet për të parandaluar vrapuesit e tjerë të pijnë ujë. Një gjest që megjithatë nuk i dha atij fitoren,Amdouni përfundoi në vendin e 17 -të.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport morhad amdouni tokio 2020 morhad amdouni tokio 2020

Sondazh

Poll