Aktualitet

Flakët rrezikojnë 3 fshatra në Fier/ Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri: Nuk ka ardhur zjarrfikësja!

8 Gusht 2021, 17:43 Nga DOSJA
Flakët rrezikojnë 3 fshatra në Fier/ Banorët

Një vatër  e re zjarri është shfaqur në fshatin Radostinë në Fier. Flakët  janë përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës duke djegur ullishte.

Forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri, por banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri pasi zjarri i ndihmuar edhe nga era po përhapet me shpejtësi duke rrezikuar fshatrat Radostine dhe Zhupan.

Banorët: Nuk ka shtet këtu, zjarrfikësja nuk ka ardhur. Po të ishte ndërhyrë në kohë, do të ishte shmangur djegia.

Flakët vazhdojnë edhe në ditën e dytë në fshatin Gjorgoz te Fierit. Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë shkrumbuar,  ndërkohë  sipërfaqe të tëra  te gjelbëruara vijojnë të jenë nën pushtetin e flakëve. Në kodrat e Cakranit janë dy vatra aktive, por fatmirësisht  zjarri është larg zonës së banuar. Për shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrja e helikopterit ose e forcave të ushtrisë.

Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret në fier zjarret në fier

Sondazh

Poll