Bota

Zjarret apokaliptike në Greqi/ Ishulli i Evias kthehet në ‘tmerr’, evakuohen mijëra banorë, kryebashkiaku: Jemi vetëm,

8 Gusht 2021, 17:56 Nga DOSJA
Zjarret apokaliptike në Greqi/ Ishulli i Evias kthehet në

GREQI– Situata apokaliptike e shkaktuar nga zjarret në Greqi sa vazhdon e bëhet më kritike duke shkrumbuar gjithçka që ndodhet në afërsi të vatrave.

Shteti helen është nën ‘pushtetin’ e shumë vatrave por ajo më kritikja mbetet në ishullin Evia, që është vatra e dytë më e madhe në vend, por më e rrëzikshmja pasi ka shkrumbuar shumë shtëpi dhe po rrezikon jetë njerëzish, të cilët po largohen nga ishulli me anë të tragetëve.

Zjarrfikësit kanë luftuar gjatë gjithë natës me flakët, për të shpëtuar Istiajan, një qytet me 7,000 banorë pjesën veritore të ishullit Evia dhe po bëjnë thirrje për ujë pasi i ka mbaruar. Roja Bregdetare ka evakuuar më shumë se 2,000 njerëz nga ishulli që nga e marta, kryesisht banorë të moshuar në tragetin që i pret në bregdet dhe i largon ata nga ishulli.

Kryebashkiaku i qytetit të rrezikuar të Istiaias në ishullin e Evias është shprehur shumë pesimist dhe i frikësuar në lidhje me ngjarjen.

“Ne jemi vetëm. Fundi ynë po afrohet”, tha kryebashkiaku Giannis Kotzias, për TV Sky grek.

Në ditën e 11 të zjarreve në vend, deri më tani janë regjistruar dy viktima, si dhe mijëra të evakuuar e të pastrehë. Në ndihmë të autoriteteve vendase mbërritën trupa dhe mjete nga Franca, Spanja, Ukraina, Qiproja, Kroacia, Suedia, Izraeli, Polonia, Rumania, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.  Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se sigurimi i ndihmës për të gjithë të prekurit nga zjarret do të jetë “prioriteti i qeverisë së tij.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni giannis kotzias greqi zjarret ne greqi zjarri ne evias giannis kotzias greqi zjarret ne greqi zjarri ne evias

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2021, 15:59

SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistru...