Bota

Tronditet Kreta! Një grua gjendet e “larë në gjak” në tavernën e saj, autori nuk e përballon dot, vret veten

8 Gusht 2021, 17:44 Nga DOSJA
Tronditet Kreta! Një grua gjendet e “larë në gjak”

GREQI– Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, në zonën e plazhit Panormos në  Kretë. Banorët e zonës dëgjuan një të shtënë brenda tavernës së peshkut dhe të frikësuar shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën 47-vjeçaren, të mbuluar në gjak. 

Sipas informacioneve të para të publikuara nga Protothema, një burrë, qëlloi gruan dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes me një makinë. Por u gjet nga Policia pa jetë, pasi kishte vendosur që t’i jepte fund jetës.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli që t’u mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë në duart e mjekëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni plagosje ne krete plagosje ne krete

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2021, 15:59

SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistru...