Bota

8 Gusht 2021, 15:59 Nga DOSJA

SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistruar mesatarisht 100 mijë raste në një ditë.

Aljazeera raporton se deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth gjysma e popullsisë janë vaksinuar plotësisht, teksa 70.6% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vendit iu deshën 6 muaj për të kapërcyer situatën pandemike , e cila duket se po rikthehet përsëri edhe pse është vaksinuar pjesa më e madhe e popullsisë.

Nisur nga shifrat e larta autoritetet bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen për të frenuar një përhapje më të madhe të variantit të ri Delta, pasi parashikojnë që rastet e infektimeve do të vazhdojnë të rriten në rast se nuk ndërgjegjësohen. Megjithatë, sipas autoriteteve miliona njerëz janë ende të pavaksinuar dhe rritja më e madhe e infeksioneve është regjistruar në shtete me norma të ulëta vaksinimi, të tilla si Florida apo Teksasi.

Aktualisht më shumë se 44 mijë amerikanë të infektuar me Covid 19 janë të shtruar në spital sipas autoriteteve, gati 4 herë më shumë se në muajin qershor, duke dëshmuar se virusi po përhapet me shpejtësi. Rritja e rasteve të reja dhe shtrimeve të pacientëve të prekur në spital po vënë në vështirësi sistemin shëndetësor deklarojnë autoritetet, të cilat presin një përkeqësim të situatës të paktën edhe në javët e ardhshme.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid 19 ne shba covid 19 ne shba

Sondazh

Poll