Bota

Tragjedi në Turqi/ Autobusi me shpejtësi të lartë del nga autstrada dhe përmbyset! 15 viktima dhe 17 të plagosur

8 Gusht 2021, 13:53 Nga DOSJA
Tragjedi në Turqi/ Autobusi me shpejtësi të lartë del nga

BALIKESIR– Një aksident tjetër autobus automobilisti ka tronditur Turqinë Perëndimore, duke marrë 15 jetë udhëtarësh.

Sipas mediave të huaja, një autobus i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan menjëherë, por 11 persona ndërruan jetë në vend, ndërsa 4 të tjerë nuk u mbijetuan plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital. 

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e lartë. Mësohet se autobusi po udhëtonte me mbi 90 km/h dhe ka frenuar në kthesë, duke bërë që shoferi të humbasë kontrollin.

Marrë nga AA

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aksident ne turqi turqi aksident ne turqi turqi

Sondazh

Poll