Bota

Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, arrin 340 mijë pasagjerë gjatë korrikut

8 Gusht 2021, 17:13 Nga DOSJA
Aeroporti i Prishtinës shënon rekord, arrin 340 mijë

KOSOVË-Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari”, ka bërë me dijë se muaji korrik i këtij viti, ka shënuar rekord sa i përket numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtin muaj të dy viteve të kaluara.

Sipas njoftimit të ANP në muajin korrik e ka përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019, përderisa në korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.

Njoftimi i ANP;

“Muaji korrik i vitit 2019 kishte 280,013 udhëtarë, në korrik 2020 kishte 88, 607 udhëtarë, kurse në korrik të këtij viti është realizuar rekord, prej 340, 446 udhëtarësh. Sa i përket muajit gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një numër prej 104, 256 udhëtarësh”

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aeroporti i prishtines aeroporti i prishtines

Sondazh

Poll

Bota 8 Gusht 2021, 15:59

SHBA– Situata pandemike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë kritike duke arritur në nivelet e valës së parë të dimrit të shkuarku janë regjistru...