Bota

Kapet ‘Godmother’! Policia italiane arreston drejtuesen femër të Camorra-s, po shkonte në Spanjë tek e bija (HIS

8 Gusht 2021, 14:35 Nga DOSJA
Kapet ‘Godmother’! Policia italiane arreston drejtuesen femër

ITALI– Maria Licciardi, e njohur me noftkën “Nëna” për bashkëpunëtorët e saj, është arrestuar nga policia italiane ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi për në Spanjë. E moshuara, 70 vjeç ishte përgatitur për të fluturuar në Malaga, atje ku jeton vajza e saj por nuk iu realizua plani.

Ajo njihet si një nga drejtueset më famëkeqe të Ndrangheta-s, e cila ishte shpallur në kërkim për më shumë se 2 vite, pasi akuzohej për zhvatje, marrje fondesh dhe manipulime në tendera.

Licciardi, e quajtur gjithashtu “la piccoletta” ose e vogla për shkak të shtatit të saj të vogël, është një anëtare e klanit të familjes Camorra, të themeluar nga vëllai i saj i ndjerë, Gennaro Licciardi, i cili vdiq në burg në 1994.

Njësia antimafia e Napolit beson se ajo ka drejtuar në mënyrë efektive organizatën e të vëllait pas burgosjes së tij dhe pretendojnë se ajo është një figurë kryesore në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. 

Policia në Napoli filloi një goditje ndaj familjeve mafioze në qershor 2019, duke arrestuar më shumë se 120 anëtarë të klanit Camorra, të cilëve u konfiskoi pasuri me vlerë 130 milionë euro. Por Licciardi arriti t’i shpëtonte arrestimit gjatë operacionit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arrestohet maria licciardi maria licciardi arrestohet maria licciardi maria licciardi

Sondazh

Poll