Bota

Fenomen i pazakontë për Venecian në gusht, baticat përmbysin vendin

8 Gusht 2021, 12:12 Nga DOSJA
Fenomen i pazakontë për Venecian në gusht, baticat përmbysin

VENECIA- Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Venecia. Sheshi Piazza San Marco u përmbyt nga baticat e detit. Tgcom24 shkruan se uji mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00 arriti në 100 centimetra.

Në Piazza San Marco turistët e shumtë të pranishëm kanë nxjerr telefonat për të filmuar gjendjen nga uji, duke e postuar atë më vonë në rrjetet sociale. Sipas raporteve nga La Nuova Venezia , ditët anormale të baticës së lartë duhet të përfundojnë të ditën e sotme me ujë deri në 100 centimetra.

 

 

A post shared by Matteo Mancusi (@matteo_mank)

Mose, një sistem i projektuar për të mbrojtur qytetin nga përmbyjtja. Ky projekt vjen në punë vetëm në pragun e 130 centimetra lartësi uji, dhe duke qenë se dje uji arriti vetëm në 100 cm, ai nuk u aktivizua.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mose permbytet venecia mose permbytet venecia

Sondazh

Poll