Aktualitet

10 vatra zjarri në ditën e 16-të/ Situatë kritike në Jug e Veri, zjarri vë para pyjet me pisha në Voskopojë, niset helik

8 Gusht 2021, 05:46 Nga DOSJA
10 vatra zjarri në ditën e 16-të/ Situatë kritike në

TIRANË– 10 vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit! Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga aktivizimi i vatrave të zjarrit në vend, situata ka ardhur duke u përkeqësuar duke rrezikuar dhe banesa. Një zjarr i fuqishëm ka rënë në zonën e quajtur Gizë, në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujes, ku rrezikohen 20 banesa. Mësohet se flakët, të cilat favorizohen nga era, po përhapen me shpejtësi duke djegur shkurre e ferra dhe pemë frutore.

Zjarrfikësja e Krujës po has vështirësi për shuarjen e flakëve, duke marrë parasysh faktin se në të gjithë zonën janë 5 vatra aktive, ndërkohë që në Gizë janë djegur edhe një pjesë e kabujve të linjës elektrike. Po ashtu një tjetër vatër është aktivizuar në pyjet me pisha në Voskopojë, ndërsa rrezikohet edhe pylli në Fier.

Megjithatë pavarësisht vatrave të reja, zonat më problematike konsiderohen ato në Dukat të Vlorës dhe në Majën e Rrunës në Kukës. Ende nuk janë shuar, edhe pse sot që në orën 06:00 të mëngjesit ka ndërhyrë për vënin nën kontroll të flakëve edhe helikopter holandez ‘Chinook’ me kapacitet ujëmbajtës prej 10 mijë litrash. Ndërkohë që ende Karaburuni është “plagë”. Situata është kritike shprehen banorët pasi zjarri ka përparuar në lartësinë e malit duke ju afruar zonës së quajtur “Gropat e Pirit”, të cilat janë me pyje të dendura duke rrezikuar Llogoranë.

SITUATA E ZJARREVE SIPAS MINISTRISË SË MBROJTJES:

-Aktualisht është aktive vatra e zjarrit në Dukat të Ri. Pika kritike u izolua gjatë natës nga forcat operacionale, duke eliminuar rrezikun e kalimit të zjarrit në fshat, por përpjekjet për shuarjen e flakëve vazhdojnë nga toka dhe nga ajri.

-Serioze është situata pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë, ku janë përqendruar të gjitha forcat, për të bërë të mundur normalizimin dhe izolimin e flakëve. Strukturat janë në ndjekje të dinamikës, e cila ndryshon për shkak të kushteve atmosferike.

-Një tjetër vatër serioze është ajo në fshatin Thirrë, në qarkun e Lezhës, ku puna vijon për vënien nën kontroll nga ana e FA, punonjësve të shërbimeve vendore, por edhe me ndërhyrje nga ajri.

-Vatra më e nxehtë është ajo në Majën e Rrunës, në Kukës pikërisht në pjesën sipër tunelit të Kalimashit.

-Është vënë nën kontroll vatra në zonën e quajtur Laku i Thive.

-Puna vijon edhe në pjesën që ndodhet në fshatin Munellë-Domgjon, në Mirditë, ku ka situatë aktive.

-Janë raportuar edhe disa vatra të reja, njëra në fshatin Patalej në Lezhë, një tjetër vatër në Gjallicë në Kukës me përmasa të vogla si dhe një vatër në fshatin Cakran të Fierit, e cila ishte shuar 10 ditë më parë nga FA dhe është riaktivizuar. Si pasojë e përkeqësimit të gjendjes dhe përmasave që po marrin flakët kanë shkuar në ndihmë edhe 40 efektivë të FA.

-Një vatër e re është njoftuar në pyllin e fshatit Gjorgos në Fier, ku për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Rroskovecit.

-Nën monitorim janë zjarret e rëna në fshatin Vermosh në Malësi të Madhe dhe në pyllin Shetaj afër Kepit të Rodnonit në Durrës. Këto vatra nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

(k.m/A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Gusht 2021, 20:59

Krimeja ka rëndësi: Bojkoto Goran Bregoviqin!

TIRANË- Përkundër shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi i okupimit në Krime dhe sanksionet ndërkombëtare, muzikanti serb Goran Bregović m...