Bota

Dyshohej për pajisje shpërthyese në makinë, Policia gjen armë në automjet në Pejë 

7 Gusht 2021, 17:29 Nga DOSJA
Dyshohej për pajisje shpërthyese në makinë, Policia gjen

KOSOVË- Makina e dyshuar se kishte pajisje shpërthyese në Pejë të Kosovës nuk kishte gjë brenda veçse një çantë me një armë dhe një karikator. Arma është sekuestruar së bashku me makinën, e cila do të hetohet, ndërsa pronari i saj ende nuk dihet se kush është.

“Rreth orës 13:50 një qytetar e ka njoftuar policinë se në Rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në një parking të veturave ka vërejtur diçka të dyshimtë. Policia ka njoftuar njësitin e deminimit dhe e kanë tërhequr çantën. Brenda në të ka qenë e vendosur një armë dhe një karikator”, ka njoftuar Gashi.

Më parë në Kosovë është dhënë alarmi se në makinë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë kishte pajisje shpërthyese brenda.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni pajisje shperthyese ne makine pajisje shperthyese ne makine

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2021, 16:05

Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Vasfije Krasniqi – ...