Bota

Situata e zjarreve në Evropën jugore, Shqipëria i kërkoi ndihmë Gjermanisë për shuarjen e flakëve, zbulohet arsyeja e re

7 Gusht 2021, 15:43 Nga DOSJA
Situata e zjarreve në Evropën jugore, Shqipëria i kërkoi

GJERMANI- Gjermania nuk ka asnjë avion zjarrfikës. Kjo është arsyeja pse shteti gjerman nuk ju përgjigjë thirrjeve të vendeve të Evropës Jugore për ndihmë në luftën me zjarret. CNN.gr shkruan se përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme në Gjermani është shprehur se kjo është arsyeja e vetme që Gjermania nuk ka mundur të dërgojë ndihma në vendet e prekura nga flakët, mes të cilave edhe Shqipëria. Ai gjithashtu ka bërë me dije se në Gjermani po shqyrtohet dërgimi i një brigade zjarrfikësish në Greqi.

“Gjermania ende nuk ka dërguar ndihmë për vendet e prekura nga zjarret në pyje, por për momentin po shqyrtohet nëse një shtet federal mund të dërgojë brigada zjarrfikëse në Greqi ,” tha zëdhënësi i ministrisë.

Sipas tij, që nga fillimi i zjarreve, Greqia, Shqipëria, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian. Shumica e kërkesave kanë të bëjnë me avionët e shuarjes së zjarrit, të cilat Gjermania nuk i ka. Sipas Agjencisë Gjermane të Lajmeve (dpa), helikopterët e Policisë dhe Forcave të Armatosura mund të përdoren për të përballuar zjarret ajrore në Gjermani, megjithëse helikopterët e policisë në disa raste mund të mbajnë vetëm një sasi relativisht të vogël uji. Kohët e fundit, Grupi Parlamentar i të Gjelbërve në Gjermani bëri thirrje për blerjen e avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës në funksion të ndryshimeve klimatike.

LAJMI KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shënohen viktima në Turqi, Greqi e Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Italia shpallin gjendjen e krizës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermania zjarret ne evrope gjermania zjarret ne evrope

Sondazh

Poll