Bota

Temperaturat e larta Greqi, shënohet viktima e katër në Kretë nga vapa, 84-vjeçarja u godit nga rrezet e djellit 

7 Gusht 2021, 16:54 Nga DOSJA
Temperaturat e larta Greqi, shënohet viktima e katër në

GREQI- Viktima e katër nga temperaturat e larta është shënuar ditën e sotme në Greqi. Newsbomb.gr shkruan se një 84-vjeçare ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin Agios Nikolaos në Kretë. Kreu i spitalit në Kretë M. Andreadakis u shpreh se 84-vjeçarja ishte në gjendje shumë të rëndë dhe se ajo u fut në intubim. 

“Gruaja 84-vjeçare mbërriti në spital mbrëmë me simptoma të goditjes nga nxehtësia. Kur mbërriti në spital zemra e saj ndaloi. Mjekët zhvilluan një betejë të vërtetë dhe arritën ta kthejnë atë në jetë. Ajo u intubua dhe u transportua në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Fatkeqësisht, sot në mëngjes ajo humbi jetën” ,tha Kreu i spitalit Agios Nikolaos, M. Andreadakis.

Gjithsej në Kretë kanë humbur jetën katër persona nga temperaturat e larta. Ndërkohë që për shkak të temperaturave të larta në Greqi janë ndezur edhe shumë zjarrë duke shkatrruar shumë shtëpi dhe pyje si dhe duke i marr jetën një personi. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni humb jeten 1 grua ne greqi nga nxehtesia m. andreadakis humb jeten 1 grua ne greqi nga nxehtesia m. andreadakis

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2021, 16:05

Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Vasfije Krasniqi – ...