Bota

Homazh për viktimat e Covid-19, violina gjigande lundron në Venecia teksa një violinçeliste luan muzikë mbi te 

7 Gusht 2021, 15:54 Nga DOSJA
Homazh për viktimat e Covid-19, violina gjigande lundron në Venecia

VENECIA- Një varkë në formën e një violine gjigante, e ndërtuar si një homazh për njerëzit që kanë humbur jetën nga Covid-19 , nisi një udhëtim në Venecia ditën e djeshme teksa në të një violonçeliste luante në kuvertë. Dailymail shkruan se ‘Violina e Noes’ u krijua gjatë pandemisë nga artisti Livio De Marchi në bashkëpunim me Konsorciumin e Zhvillimit të Venecias.

Artisti, i njohur si ‘Marangozi i Venecias’, ka prodhuar shumë skulptura lundruese, përfshirë një Ferrari prej druri. Ndëkohë që në udhëtimin e varkës në Venecia një violonçeliste me një fustan mbrëmjeje u ul në urën e violinës dhe po luante.

Varka-violinë është 12 metra e gjatë dhe katër metra e gjerë dhe ajo mund të mbajë një ansambël që luan muzikë ndërsa lundron në qytet. Edhe pse tashmë ka lundruar, varka në formë violine do të lëshohet zyrtarisht në shtator dhe do të lundrojë nëpër qytet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota livio de marchi violina e noes livio de marchi violina e noes

Sondazh

Poll