Bota

Alarm për bombë në Pejë, policia ‘ngrihet në këmbë’, rrethohet zona

7 Gusht 2021, 17:06 Nga DOSJA
Alarm për bombë në Pejë, policia ‘ngrihet në

PEJË– Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë të gjithë policinë e Pejës. Mediat e Kosovës shkruajnë se policia ka rrethuar të gjithë zonën pranë degës së bankës TEB, në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Pejë, ku po dyshohet se i është vendosur lëndë shpërthyese një makine.

Lajmin për këtë ngjarje e ka konfirmuar edhe togeri Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës për mediat në Kosovë.

“Në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, në afërsi të Bankës TEB, në një parking policia është njoftuar për një çantë të dyshimtë.  E njëjta është tërhequr nga njësitë profesionale të deminimit. Tani po zhvillohen hetime dhe policia është në vendngjarje,”- thuhet në njoftimin e Gashit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni alarm per bombe ne peje kosove alarm per bombe ne peje kosove

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2021, 16:05

Një vend për gratë në dialogun Kosovë-Serbi

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë nismë për përfshirjen e ndonjë gruaje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Vasfije Krasniqi – ...