Bota

Zjarret në Kosovë, situata nën kontroll, tre vatra aktive 

7 Gusht 2021, 15:32 Nga DOSJA
Zjarret në Kosovë, situata nën kontroll, tre vatra aktive 

KOSOVË- Situata e zjarreve në Kosovë duket se është vendosur nën kontroll. Telegrafi shkruan se sipas zëdhënësit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj, i cili ka deklaruar se situata është e menazhueshme dhe se vatrat më të rrezikshme janë 3. Vatrët e zjarrit ende aktive në Kosovë janë ajo në Bjeshkët e Namuna, në rajonin e Gjilanit dhe në Komunën e Vitisë.

“Falë gjitha rrethanave dhe reagimit nga momentet e para të shfaqjes së zjarreve, situata konsiderohet nën kontroll në gjithë vendin. Nga raporti i orës 11.00 dt. 07.08.2021 i Qendrës Operative të Agjencisë Menaxhimit Emergjent MPB, situata është e menaxhueshme në gjithë vendin. Vatra te zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbetet e parkut kombëtare Bjeshkët e Rugovës Shtupeq, dhe Rajoni i Gjilanit, zjarri në Komunën e Vitisë fshati i ri. Të dytë janë në kontroll dhe menaxhohen nga forca operative në vendngjarje”, tha ai.

Ndërkohë që policia e Kosovës ka bërë të ditur ditën e sotme se ka arrestuar një person për zjarrvënie në tokën e tij, zjarr i cili është përhapur më vonë nga era.

LAJMI KRYESOR: Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shënohen viktima në Turqi, Greqi e Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe Italia shpallin gjendjen e krizës

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nehat koçinaj zjarret ne kosove nehat koçinaj zjarret ne kosove

Sondazh

Poll