Sport

“Po fitojmë medaljen e artë…” komentatori anglez bëhet viral, atleti italian i prish festën për një cent

6 Gusht 2021, 21:19 Nga DOSJA
“Po fitojmë medaljen e artë…” komentatori anglez

JAPONI-Pas triumfit të çmendur në garën më të shkurtër të këtyre Lojërave Olimpike, pra disiplinën e 100 metrave, Marcell Jacobs ndihmoi Italinë në një tjetër medalje të artë. Këtë herë 26-vjeçari teksan ishte vetëm i dyti në radhë, megjithatë sprinteri i lindur në El Paso e bëri shkëlqyeshëm punën e tij. Për të tjerat menduan shokët e tij të stafetës, por sidomos Filippo Tortu, që dogji në segmentin e fundit skuadrën britanike, për të regjistruar një sukses të paimagjinueshëm në garën e stafetës 4 X 100 metra.

Sikur të mos mjaftonte humbja e Wembley-t në kampionatin e fundit evropian apo dhe disfatat e njëpasnjëshme në kategori të ndryshme pikërisht nga sportistët italianë, goditjen më të fundit sportit britanik në Olimpiadën e Tokios ia dha 23-vjeçari milanez, Filippo Tortu, që rikuperoi në sprintin final, duke mposhtur në metrat e fundit 27-vjeçarin londinez Nethaneel Mitchell – Blake.

Britania e Madhe kishte avantazhin ndaj Italisë, medalja e artë ishte vetëm 100 metra larg, por Tortu rikuperoi dhe kaloi vrapuesin britanik. Komentatori anglez po festonte fitoren: “A do të jetë ari për Britaninë e Madhe?”. Por në një pjesë të sekondës ai u zhyt në depresion. “Oh nooo … për Italinë” dhe mallkimi i tij bëri xhiron e internetit në pak minuta. Skuadra italiane e ndali kronometrin në kohën 37”50 dhe mundi për vetëm 0,01” stafetën britanike.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia italia tokio 2020 anglia italia tokio 2020

Sondazh

Poll