Sport

Laporta dhe gjestet e tij në konferencë sa herë fliste për Messin, ekspertët e gjuhës së trupit tregojnë: E donte largim

6 Gusht 2021, 22:15 Nga DOSJA
Laporta dhe gjestet e tij në konferencë sa herë fliste për

SPANJË– Pas 20 vitesh Leo Messi lë Barcelonën. Në orën 11 të mëngjesit, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta u prezantua në sallën e shtypit të Camp Nou dhe konfirmoi atë çfarë ishte deklaruar në komunikatën e publikuar nga klubi katalanas pasditen e së enjtes. Numri një i klubit tregoi dëshirën për të mbajtur Lionel Messin, por një ekspert i gjuhës së trupit ka treguar të kundërtën.

Darren Stanton ka analizuar sjelljen e Laportës gjatë konferencës për shtyp dhe zbulojnë një mori problemesh.”Pjesa e parë e sjelljes që më erdhi në mendje ishte ishte se ai lëkundet shumë nga njëra anë në tjetrën,” tha ai për Sportsmail. “Tani, kjo mund të jetë për dy gjëra: ose ai nuk është mësuar t’i drejtohet mediave, gjë që nuk ka gjasa, ose së dyti, ai nuk ndihet rehat në pozicionin e tij.Kështu që qëndrimi nga njëra anë në tjetrën në secilën këmbë është ajo që ne e quajmë një flamur i kuq.”

Stanton zbuloi se, pavarësisht se Laporta këmbëngulte se klubi donte që Messi të qëndronte edhe dy vjet të tjera, reagimi i tij jo verbal tregoi se ai në fakt nuk donte që talismani i klubit të qëndronte.”Kur ai thotë se qëllimi ishte për dy vjet të tjera, nuk besoj se është e vërtetë sepse ai automatikisht merr frymë thellë dhe merr një gëlltitje të madhe,” zbuloi Stanton. “Ky është një refleks i pandërgjegjshëm kur gënjejmë, kështu që nuk besoj se ata donin që ai të qëndronte edhe dy vjet.”

Stanton theksoi se Laporta ishte i sinqertë në vlerësimin e tij të krizës financiare të Barcelonës dhe se ai nuk po mashtron tifozët dhe mediat spanjolle në lidhje me situatën ekonomike të klubit, ndërsa lëvizja e vazhdueshme e shpatullave të tij sugjeroi që Laporta po mendon se si të shpëtojë klubin nga humnera.”Ajo që ne kërkojmë është një ndryshim në emocione,” tha ai. “Unë pashë shumë momente kur ai ngriti supet, kur dikush bën këtë veprim do të thotë se nuk di sesi do të dalë nga situata.” Përfundon Stanton

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona laporta messi barcelona laporta messi

Sondazh

Poll