Sport

Efekti Messi! Aguero i kërkon avokatëve të tij rishikimin e kontratës me Barcelonën, kërkon largimin

6 Gusht 2021, 21:33 Nga DOSJA
Efekti Messi! Aguero i kërkon avokatëve të tij rishikimin e

SPANJË-Largimi i Lionel Messit nga Barcelona mund të përfundojë duke ndihmuar Interin, sepse raportohet se Sergio ‘Kun’ Aguero po kërkon të largohet menjëherë nga Barcelona dhe mund të zëvendësojë Romelu Lukakun.Burime të shumta në Spanjë, Francë dhe Argjentinë të gjithë thonë se Messi është afër nënshkrimit me PSG.

Inter është gjithashtu në bisedime të avancuara me Chelsean për shitjen e Lukakut, i cili mund të largohet për 120 milionë euro plus bonuset.Skuadra zikaltër papritmas ka një objektiv të ri për të zëvendësuar dhe disa burime në Spanjë si Laporteria dhe BTV Esports – pohojnë se Aguero po kërkon një largim të menjëhershëm nga Barcelona.

Tani që Messi është larguar, Aguero është zemëruar dhe kërkon nga avokatët e tij që të kontrollojnë kontratën, për të parë nëse mund ta përfundojë aventurën me pëlqimin e ndërsjellë para se ai të luajë me katalanasit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aguero barcelona messi aguero barcelona messi

Sondazh

Poll