Aktualitet

Fluks në Portin e Durrësit/ 5 tragete mbërrijnë nga Bari dhe Ankona, 7,500 udhëtarë ‘zbarkojnë’ në qytetin bregdetar

7 Gusht 2021, 07:25 Nga DOSJA
Fluks në Portin e Durrësit/ 5 tragete mbërrijnë nga Bari dhe

DURRËS– Porti i Durrësit u tej mbush mëngjesin e sotëm nga udhëtarët që presin të nisen drejt Barit apo Ankonës dhe e anasjellta.

5 tragete pritet të mbërrijnë vetëm sot në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoriteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë , mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe 5343 automjete. Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vonesa ne portin e durresit vonesa ne portin e durresit

Sondazh

Poll