Aktualitet

Në ‘Mercedes ML’ me mijëra euro! Procedohet penalisht francezi në Kakavijë, 62-vjeçari nuk i kishte të deklaruara 3000

7 Gusht 2021, 07:45 Nga DOSJA
Në ‘Mercedes ML’ me mijëra euro! Procedohet penalisht

KAKAVIJË– Një 62-vjeçar, me origjinë nga Franca është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Kakavijë pasi lëvizte me euro të cilat nuk i kishte të deklaruara. 62-vjeçari me inicialet R.M i cili lëvizte me mjetin tip ‘Mercedes ML’ kishte me vete në një zarf shumën prej 30000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

NJOFTIMI:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.Sekuestrohen 30000 euro, procedohet penalisht një shtetas i huaj.Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në kontroll më të detajuar automjetin tip “Mercedez ML”, me drejtues shtetasin francez R. M., 62 vjeç, banues në Lion, Francë.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën në bagazhin e mjetit, në një zarf letre 30000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi francez R. M. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet euro te padeklaruara ne kufi kapet 62-vjecari ne kakavije euro te padeklaruara ne kufi kapet 62-vjecari ne kakavije

Sondazh

Poll