Aktualitet

Zjarri në Majën e Runës/ Rrezikohet Tuneli i Kalimashit, flakët afrohen pranë, pritet të nis ndërhyrja nga ajri

7 Gusht 2021, 07:14 Nga DOSJA
Zjarri në Majën e Runës/ Rrezikohet Tuneli i Kalimashit,

KUKËS-Maja e Rrunës vijon të jetë ende nën pushtetin e zjarrit. Në atë zonë janë dy vatra aktive, flakët e të cilave po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. Era e fuqishme dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.

Ndërkohë gjatë orëve të ditës pritet që në ndihmë për shuarjen e zjarrit të shkojë dhe një helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës deri në orët e vona kanë luftuar me flakët pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte ka qenë edhe një helikopter.

Operacioni mes shkëmbinjve për të neutralizuar dhe shuar flakët ka rinisur sërish mëngjesin e sotëm.

Dita e 15/ Shuhen disa vatra zjarri, Karaburuni dhe Maja e Rrunës me intensitet të lartë, 10 nën monitorim. Shpresat për shuarjen e flakëve mbeten te helikopterët e mbërritur nga Holanda e Çekia

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll