Sport

Juventus, agjenti i Dyabla-s në Itali për rinovimin, zbulohet shifra joshëse e klubit bardhezi

6 Gusht 2021, 13:46 Nga DOSJA
Juventus, agjenti i Dyabla-s në Itali për rinovimin, zbulohet shifra

ITALI-Agjenti i Paolo Dybala-s,Jorge Antun do të zbarkojë nesër në Torino për të diskutuar me drejtuesit e klubit të Juventusit rinovimin e kontratës me rritje page. Tekniku Massimiliano Allegri i bëri të ditur drejtuesve se ai donte të përqëndrohej në talentin e Paulos për të rifilluar projektin Juve.

Synimet e palëve janë të qarta, të qëndrojnë së bashku dhe madje edhe për një kohë të gjatë me një rinovim që mund të arrijë (dhe sigurisht që do të arrijë) 8 milion euro në sezon plus bonuset,ndërkohë që Juventusi në marrëveshjen e re mund të përfshijë një klauzolë në rast largimi të të La Joya-s.Loja sapo ka filluar … raundi i parë nesër. Pastaj vetëm pritja e njoftimit dhe shtrëngimi i dorës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll