Sport

Futboll femra/ Kanadaja fiton për herë të parë medaljen e artë, mund Suedinë me penallti, vendos… Grosso

6 Gusht 2021, 18:58 Nga DOSJA
Futboll femra/ Kanadaja fiton për herë të parë medaljen e

JAPONI-Tokio 2020 të kujton Kupën e Botës, “Berlin 2006”. Përfaqësuesja e futbollit të femrave të Kanadasë fiton medaljen e parë të artë, falë ruletës së penalltive dhe për Kanadanë e fundit që shënoi ishte futbollistja… Grosso. Vetëm penalltia e fundit ka ngjashmëri me atë që ndodhi 15 vjet më parë në Olimpiastadion, kur ish-mbrojtësi shënonte penalltinë e fundit në finalen ndaj Francës.

Sa i përket takimit Suedia kaloi në epërsi me Blackstenius në minutën e 34-t, falë një topi të dhënë nga Kosovare Asllani, ndërsa barazimi erdhi nga këmbët e Fleming në minutën e 67-të.Suedezet dështuan në 4 nga gjashtë penalltitë e ekzekutuara, ndërsa vajzat kanadeze humben tri, duke triumfuar 3-2.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kanada suedia tokio 2020 kanada suedia tokio 2020

Sondazh

Poll