Sport

Chelsea rrit ofertën për Lukakun në 120 milionë euro plus një lojtar, agjenti i lojtarit: Do të dëgjoni arsyet tona së s

6 Gusht 2021, 13:12 Nga DOSJA
Chelsea rrit ofertën për Lukakun në 120 milionë euro plus

MILANO-Një tjetër ditë vendimtare në aksin Milano-Londër për çështjen Lukaku. Nëse Inter pret një rritje prej 130 milionë eurosh, Chelsea do të ofrojë një shifër afër 120 milionë euro duke futur në tratativë edhe një tjetër lojtar që konsiderohet jashtë projektit të Chelsea-t. Ndërkohë, Federico Pastorello, agjenti i belgut, i përgjigjet në Instagram një tifozi të Interit: “Do të keni mundësinë për të dëgjuar arsyet tona së shpejti, sido që të përfundojë”.

Chelsea kërkon ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, në mënyrë që tekniku Tuchel ta ketë gati lojtarin për ndeshjen e Superkupës së Europës që do të luhet ditën e mërkurë. Për momentin oferta e pritshme duket se nuk arrin 130 milionë eurot kesh që do Interi, por rritja është gjithsesi e rëndësishme në krahasim me 105 milionë eurot plus Marcos Alonso që u ofruan pak ditë më parë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea lukaku chelsea lukaku

Sondazh

Poll