Po raportonte për situatën e zjarreve, dhunohen gazetari dhe kameramani në Turqi
6 Gusht 2021, 19:43Nga DOSJA
TURQI- Gazetari dhe kameramani i Halk Tv në Turqi janë sulmuar ditën e sotme pasi po raportonin nga zjarret në vend. Ngjarja ndodhi në zonën e Marmaris İçmeler, vënd në të cilin flakët për përfshirë çdo gjë.
Videot e sulmit janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke u kthyer në virale. Në momentin që gazetari Gokmen Karadag po transmetonte live, një person i tha atij që do ta ndërpresin dhe nuk do ta lejojnë ta bëjë këtë. Ai theu një shishe që kishte në dorë dhe me atë kërcënoi kameramanin.
Pas kërcënimit, gazetari u ndali transmeimin live në mënyrë që të shpëtonte kameramanin. Më vonë pas ngjarjes ai u shpreh: Sa vjet kam që jam transmetues i drejtpërdrejtë, nuk kam parë një sulm të tillë. Ne transmetuam, nuk bëmë asgjë.
Turqia prej ditësh është nën sundimin e plotë të zjarreve. Në të 35-ta provincat e Turqisë janë gjithsej rreth 167 vatra zjarri, ndërkohë që nga zjarret kanë humbur jetën 8 persona dhe janë lënduar mbi 500 persona të tjerë.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SPANJË- Kompania e çokollatave “Snickers” në Spanjë ka kërkuar falje për një reklamë që i kanë bërë produktit të tyre. The Guardian shkruan se rekla...
TIRANË– Gazetari Milaim Zeka mendon se problem në Shqipëri janë mbeturinat në të gjithë vijën bregdetare dhe jo nëse do të bëhet apo jo koncerti ku d...
GREQI- Biznesmeni Konstantinos Michalos është viktima e parë nga zjarret në Greqi. Ai pak më parë se të humbte jetën duke u munduar që të shpëtonte fabrikën e t...
KOSOVË- 60 armë zjarri dhe janë konfiskuar në ahengje në Kosovë janë ditëve të fundit. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se armët janë konfiskuar p...
SHBA- Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, shkaktoi një rënie spektakolare të karrierës politike të guvernatorit Andrew C...
MAQEDONIA E VERIUT- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në datë 17 tetor. Këtë gjë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili...
ANGLI- 19-vjeçarja britanike Verphy Kudi u dënua ditën e sotme me 9 vite burg pasi la fëmijën e saj për 6 ditë vetëm në shtëpi, duke i shkaktuar asaj vde...
GREQI– Zjarret në Greqi kanë shënuar viktimën e parë, i cili është këshilltari i qeverisë për tregtinë dhe industrinë Konstantinos Michalos.Protothema raporton ...