Bota

La foshnjen e saj për 6 ditë vetëm për të festuar ditëlindjen, dënohet me 9 vjet burg 19-vjeçarja britanike

6 Gusht 2021, 16:04 Nga DOSJA
La foshnjen e saj për 6 ditë vetëm për të festuar

ANGLI- 19-vjeçarja britanike Verphy Kudi u dënua ditën e sotme me 9 vite burg pasi la fëmijën e saj për 6 ditë vetëm në shtëpi, duke i shkaktuar asaj vdekjen. The Sun shkruan se kur Gjykata e Britanisë po jepte vendimin për 19-vjeçaren, ajo shpërtheu në lot e penduar për ngjarjen.

Gjykatësja e çwshtjes Christine Laing kur dha dwnimin i tha Kudit: Asiah ishte vetëm në atë banesë për gjashtë ditë, e paaftë për të bërë asgjë për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e saj. Dhe kur vuajtjet e saj u bënë shumë të mëdha, ajo nuk do të kishte forcën për të qarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2019, ku Kudi për të festuar ditëlindjen e saj të 18-të zgjodhi që të shkonte me disa shokë për 6 ditë rresht. Kur u kthye në shtëpi ajo pa vajzën e saj të vdekur dhe mori urgjencën në telefon duke thënë: Ndihmë, fëmija im nuk po zgjohet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 19-vjecarja vrau vajzen e saj verphy kudi 19-vjecarja vrau vajzen e saj verphy kudi

Sondazh

Poll