Koncerti i Goran Bregovic, Milaim Zeka u drejtohet shqiptarëve: O popull i mjerë, problem janë plehrat në bregdetin tuaj, jo
6 Gusht 2021, 19:15Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Milaim Zeka mendon se problem në Shqipëri janë mbeturinat në të gjithë vijën bregdetare dhe jo nëse do të bëhet apo jo koncerti ku do tëj etë dhe këngëtari serb, Goran Bregovic.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa i quan shqiptarët popull i mjerë, Zeka shton se përsa i përket muzikës, kushdo zgjedh çfarë dëshiron të dëgjojë, ndërsa helmin e plehrave e fudim në organizëm edhe kur nuk duam.
“Degjo o popull i mjer: Per mu ma problem jane pleherat neper gjithe bregdetin e Shqiperise, se sa Bregoviçi. Muziken e atij shovenisti e degjon ai qe don, kete helm te pleherave e fusim ne organizem padashje. Ja shikoni…,”- shkruan Zeka.
Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.
Kush është Goran Bregoviç?
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI- Biznesmeni Konstantinos Michalos është viktima e parë nga zjarret në Greqi. Ai pak më parë se të humbte jetën duke u munduar që të shpëtonte fabrikën e t...
KOSOVË- 60 armë zjarri dhe janë konfiskuar në ahengje në Kosovë janë ditëve të fundit. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se armët janë konfiskuar p...
SHBA- Hetimi pesë-mujor i Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, shkaktoi një rënie spektakolare të karrierës politike të guvernatorit Andrew C...
MAQEDONIA E VERIUT- Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen në datë 17 tetor. Këtë gjë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili...
ANGLI- 19-vjeçarja britanike Verphy Kudi u dënua ditën e sotme me 9 vite burg pasi la fëmijën e saj për 6 ditë vetëm në shtëpi, duke i shkaktuar asaj vde...
GREQI– Zjarret në Greqi kanë shënuar viktimën e parë, i cili është këshilltari i qeverisë për tregtinë dhe industrinë Konstantinos Michalos.Protothema raporton ...
GREQI-Shteti helen po përballet me zjarre të shumta, të cilat kanë ‘pushtuar’ pjesë të mëdha të territorit.Mediat greke raportojnë se Athina dhe pjesa më e madh...
AFGANISTAN– Një Osama Bin Laden i tërbuar komplotoi për të vrarë presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Barak Obamën sepse ai e urrente të lihej jashtë vëme...